• |
ide | kryesore

Pamjet nga një kënd tjetër, si u ekzekutua polici Saimir Hoxha (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lapsi.al siguron videon që tregon vrasjen e oficerit të policisë, Saimir Hoxha në Ishull Lezhë. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në një objekt në varësi të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Punonjësit e policisë janë duke lëvizur me një makinë me ngjyrë të bardhë “Land Rover”, kur papritur kanë qëndruar buzë rrugës me qëllim për të verifikuar një automjet tjetër tip “Wolzvagen”.

Pikërisht ky është moment kur tre policët zbresin nga makina dhe pozicionohen për të verifikuar personat që ndodheshin në automjetin tjetër. Punonjësi i policisë është pikërisht Saimir Hoxha, që në këtë ngjarje mbeti i vdekur në vend. Sapo punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentet, personi që ndodhej në sediljen e pasme Aldo Rama, ka qëlluar me pistoletë TT në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e lënë të vdekur në vend. “Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, fjalët e fundit të Aldi Ramës para se të vriste oficerin e krimeve në Lezhë.

Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të Aldo Ramës, Kristjan Sheri dhe Armando Marku, fillimisht duken në pamjet filmike se ikin me vrap dhe më pas kthehen sërish tek makina e policisë, duke u ulur dhe kryer veprime për të ndihmuar, punonjësin e policisë që ndodhej i shtrirë në tokë. Ndërsa dy punonjësit e tjerë të policisë, janë shtrirë buzë rrugës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së Aldo Ramës, ku kanë qëlluar plot 9 herë. Nga goditjet me armë të policëve, mjetit i është ccarë njëra gomë. Por sërisht Aldo Rama, ka vijuar të eci në një distancë prej 1 km me makinën e tij, duke e braktisur më pas dhe hyrë në një territor të lagunës së Vainit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *