• |
ide | kryesore

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës nuk gjobit kompanitë, anëtarët që votuan pro dhe kundër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti i Konkurrencës nuk miraton propozimin për gjobë ndaj 4 kompanive lidhur me rritjen e çmimit të bukës dhe miellit. Në një mbledhje të datës së sotme ky Komision ka hedhur poshtë propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobë ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, me 3 vota kundër dhe 2 pro.

“Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobë ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.” – thuhet në njoftim.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

Znj. Juliana Latifi

Z. Eduard Ypi

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

Znj. Leida Matja

Znj. Adriana Berberi

Z. Denar Biba



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *