• |
ide | kryesore

Kapja e shtetit/ Si i mbylli sytë qeveria për çmimin e bukës dhe kontrollin e tregut

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rritja e çmimit të bukës me 10 lekë ditët e fundit e vuri në qendër të vëmëndjes tregun e miellit dhe produkteve të tij në vend. Prej vitesh institucionet shtetërore ishin duke kryer një hetim dhe rritja e çmimit erdhi në prag të marrjes së vendimit. Por në vend që kompanitë e mëdha t’i trembeshin ndëshkimit, ndodhi e kundërta. Ato rritën çmimin e bukës me 10 lekë dhe pastaj i shpëtuan një gjobe të majme, prej disa miliona euro. Por çfarë ndodhi në prapaskenë dhe përse u tolerua ekzistenca e një marrëveshjeje të fshehtë për fiksimin e çmimeve?

Hetimi

Kompanitë e mëdha të importit të grurit u hetuan që nga janari i vitit 2017 deri në gjysmën e vitit 2019 nga Autoriteti i Konkurencës. Qëllimi ishte të zbulohej, nëse këto kompani kishin një marrëveshje të fshehtë me anë të së cilës fiksonin çmimet duke krijuar një situatë monopol. Shqipëria furnizohet me grurin që vjen nga Rusia (rreth 200 mijë ton në vit) dhe çmimi i produkteve të miellit këtu varet drejtpërdrejt nga tregjet e huaja thuhet në raportin që përgatiti Komisioni i Autoritetit të Konkurencës.

Në shënjestër qenë kompanitë AgroBlend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK. Nga hetimi doli se kompanitë e importit të grurit kishin krijuar një situatë monopoli në treg, duke kontrolluar çmimin përmes bashkërendimit me njëra-tjetrën.

“Çmimi mesatar i shitjes së miellit nga ndërmarrjet e blojës nuk ndjek luhatjet e çmimit të grurit dhe trendi i ndryshimit të tij është i njëjtë për të gjitha ndërmarrjet,” shkruhej në raport.

“Pavarësisht nga ndryshimet e dukshme të çmimit të grurit, trendi i çmimit të shitjes së produktit miell për ndërmarrjet Agroblend, Miell Tirana, Bloja dhe Atlas është paralelisht i njëjtë, duke mos reaguar në asnjë rast të ndryshimit të çmimit CIF,” shkruhet në vendimin e hapjes së hetimit të thelluar.

U kërkua nga kompanitë e mëdha, që të mos caktoheshin çmimet e blerjes apo të shitjes mes tyre, të mos kontrolloheshin investime, të mos kishte ndarje të tregjeve etj. Një vit nën monitorim kaloi shpejt. Kompanitë nuk ndryshuan sjellje dhe Sekretariati kërkoi vendosjen e një gjobe prej disa miliona eurove.

Votimi

Bordi i Autoritetit të Konkurencës nuk e miratoi gjobën për kompanitë e importit, megjithëse kompanitë sapo kishin rritur njësoj çmimin e bukës ditët e fundit. Pavarësisht hetimit të thelluar që kërkoi ndëshkimin e kompanive, gjoba nuk u vendos. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi dhe zëvendëskryetari Eduard Ypi votuan pro, ndërsa kundër votuan tre anëtarët Leida Matja, Adriana Berberi dhe Denar Biba.

Bazuar në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës gjoba për kompanitë që shtrembërojnë tregun gjoba shkon deri 10% të xhiros vjetore të vitit paraardhës të kompanive. Vendimi i zbardhur për këtë çështje do të bëhet publik brenda 15 ditësh.

Mbrojtja e qeverisë

Kryeministri Rama ka qenë në dijeni të problematikës, por e ka shmangur përgjigjen e tij. Kur u pyet në datën 10 shtator për rritjen e çmimit të bukës, ai devijoi me faktin se ende nuk e kishte formuar qeverinë.

“Ne akoma nuk e kemi formuar qeverinë. Kur të formojmë qeverinë do jem këtu për t’u përgjigjur për çdo shqetësim. Më shfrytëzoni për të më pyetur për gjëra që kanë të bëjnë për të mirën e vendit. E shkuara nuk është problem i Partisë Socialiste. Ne jemi e ardhmja”, u shpreh Rama.

Bordi i Autoritetit të Konkurencës nuk ka dalë të mbrojë vendimin për të mos ndëshkuar me gjobë kompanitë, që vetë kishte cilësuar si pjesë të një tregu të bashkërenduar. Avokatinë ia ka bërë zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që tha se anëtarët e Autoritetit të Konkurrencës ishin profesionistë dhe se investigimi është bërë i thellë.

“Unë kam besim tek autoriteti i konkurrencës, ata janë profesionistë kështu qe edhe si një ent i pavarur e respektoj vendimin e tyre. Sa më përket mua, vendimi që ata kanë votuar që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe që nuk ka marrëveshje horizontale, siç referohet teknikisht në këto raste, praktikisht i besoj që janë bërë një investigim të thellë. Dhe kanë votuar më përgjegjshmëri institucionale, qytetarë dhe profesionale”, tha Ahmetaj.

Por ndryshe nga ai ka folur paraardhësi i tij në detyrë, Erjon Braçe, që tha se nuk ka asgjë profesionale në vendimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës. Pasi analizon vendimin e Komisionit që kërkoi gjobë për kompanitë e mëdha, Braçe shkruan:

“Asgje profesionale nuk ka ne vendimin e tre komisionereve dje, zero!
Thjesht anembajtje e tyre ndaj kater ndermarrjeve kunder popullit, INTERESIT PUBLIK!
Eshte skandaloze por fakt; Deri ne 1990, cmimet ne treg i caktonte qeveria dhe ne favor te popullit-sipas saj, SOT, TANI, CMIMET I CAKTOJNE KATER NDERMARRJE DHE NE FAVOR TE FITIMIT TE TYRE-FAKT! Diference me te neveritshme dhe kunder shumices nuk ka!”/Lapsi.al



19 Comments

  1. Ju duhet ta falenderoni Liderin dhe qeverinë punëndritur që nuk e ngriti me 50 Lekë çmimin e jo të ankoheni për 10 Lekë, mosmirnjohësa.

    Tani pritet të rritet çmimi ujit, energjisë elektrike dhe sigurisht i naftës pasi boll u majmën Shqiptarët.

    1. Pershendetje, sapo na u rrit cmimi i qumeshti me 20% nga fshataret e organizuar dhe te mbeshtetur nga ministri!

  2. Nuk quhet monopol, por oligopol, nje grup kompanish qe merren vesh per cmimet. Njesoj si me kompanite e sigurimit dhe karburanteve…

  3. Po ka thene Ben arixhiu qe ka studjuar per anglisht qe vendimi i Autoritetit te konkurences eshte profesional se luan as topi , nje phese e gjobes eshtee ndare midis tre anetareve qe votuan kunder gjobes. Kete si metode e di dhe lartmadheria e tij.

  4. Se bene si veli fiku, oligarket kerkojne bileten 70 leke, lali fiku punoi shume derisa u vendos 40 leke ,bukur apo jo

  5. Dhe beqe debil 2 metra vazhdon e vjedh me ilacet.
    Dhe mielli i serbit vazhdon.
    Sa me shpejt afganas siriane somaleze senegaleze ne qelbistan.

    1. Po nuk u zhvilluan protesta por te dhuneshme ketu per 10 vjet vetem pensioniset do ngelin !
      Rrofte qeveria e ripjelljes !
      Rrofte opozita e Lylushit !
      Ngordheshin Shqipetaret !

      1. Protestat duhej te mbaheshin qysh me 25 prillin. Qysh kur kryePiSi shpalli fitore qe me pas te formoje nje Min te posacme per mbrojtjen e Sipermarrjes (dmth te bizneseve) qe perkthehet se prioriteti eshte fitimi biznesit. konsumatorin s’e ka ne defter kush.

  6. Po nuk u zhvilluan protesta por te dhuneshme ketu per 10 vjet vetem pensioniset do ngelin !
    Rrofte qeveria e ripjelljes !
    Rrofte opozita e Lylushit !
    Ngordheshin Shqipetaret !

  7. ndodh që një mbrëmje në derën e shtëpisë së Lulit të shfaqen dy apo tre mesazherë, prej atij lloji që dërgohen për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda PD nëpër qarqe, ta përshëndesin dhe me delikatesë ti japin në dorë një zarf e ti thonë: “E ke prej doktorit!”.Sa te jete Ismaili i Vores dhe krushkut i mediut etj puna me miellin e grurin keshtu do të behet rrume palle

  8. Nëse e krahason me “thikat pas shpine”, që ti Sali u a ke futur të tjerëve, ky veprim është dinjitoz sipas thënies “bën baba të të ngjajë”. Nëse e krahason me motivin, siç deklaron ai, se e bëri për të mirën tënde, të partisë apo të Shqipërisë është hipokrizi, se po të ishte kështu duhet që ta ndërmerrte këtë veprim qysh ditën që u shpalle ti “non grata”.

  9. Po normal se diku do dalin leket qe te beje pushimet te Miamare Denari i partise. Por ketij populli delesh mire ia bejne. Me kqe e meriton. Do veje ne vend porosia e te parit, do hane bar te gjithe, po parimet nuk do ti shkelin. Te na rroje partia

  10. Berisha nuk po e përdor si misionare, por si mall. Evisi është tani një ‘mall’ që shkëmbehet me favore ndaj Berishës. Klane të ndryshëm, që nga një lob idiot grek i vogël në Amerikë ku kjo ka shërbyer si ‘ udhëheqëse’ e deri ku ta dish se ku.

    Këta i kanë kërkuar Berishës: ‘Nëse Evisi paraqitet si kryetare, ne lobojmë për ty në Departamentin e Shtetit”!

  11. Ish-ambasadori Ryerson flet për shpalljen “non grata” të Sali Berishës: Fakti që vendimi u komunikua nga Blinken, tregon se është një sinjal i fortë

  12. I plasi trapi qeverise per delet. Ky vend do krhehet ne geton me te degjeneruar te botes, ku racat afrika e e aziatike do dominojne. Plani sorosian eshte ne zbatim. Eshte i vetmi politikan qe cdo muaj takon o pederastin e madh o te voglin. Prandaj dhe zonja Kimete i ri pronto ketij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *