• |
ide | kryesore

Marrëveshja për targat, Kurti: Serbia po fillon të mësohet me reciprocitet

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti përmes një postimi ne rrjetin social Facebook shkruan se meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë.

Ndër të tjera ai thekson se tashmë nis epoka kur Serbia duhet të mësohet me reciprocitetin.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinje dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt.

Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”, shkruan Kurti.

 



7 Comments

  1. U zbytth edhe Albini. As edhe 2 jave nuk e mbajti presionin. Ku e ka reciprocitetin tani. Fute te vendi e mos u ndje Albin. Ivetmi qe doli burre ne Kosove eshte Haradinaj qe nuk e rruajti shume as per amerikane, francez, sorosianë tirane apo sumça Brukseli.

    1. Albin , Shija e hidhur do nidhet raundin tjeter te bisedimeve. Mos u gezo kot.
      Pergatitu per krijimin e associationit te komunave Serbe, se e keni nenshkruar dhe pranuar.
      Fitove ca palo targa dhe i hape pune te gjitha qeverive pasardhese te Kosves me krijimin e associationit te komunave Serbe.
      Fitove nje gjysem veze ( thjesht u kthyet ne statukuone e 2016) , tani pergatitu tju japesh pulen .
      Lexo se cfare shkruar Petkovici ( kryenegociatori i serbise) sot . ‘ Kurti duhet te pranoje tani ceshtjen e associationit’ i cili do te jete tema pasardhese qe do diskutohet ne bruksel.
      Pra serbet e ngriten aq lart steken me targat . bene aq shume zhurme dhe treguan muskujt per nje ceshjte kaq teknike , thjesht per te parapergatitur terenin per bisedimet per krijimin e associationit.
      Tani Albin , behu gati dhe hiq ushkurrin e brekve se do te te ….

  2. Albini qenka si lul genjeshtari. Sipas marveshjes kosova i ve stiker te simbolet kombetare targave serbe kur hyjn ne kosove, ndersa serbia do vazhdoje te pajise me targa te perkoheshme makinat e regjistruar ne Kosove. Se ndryshe per çfate do takohen dhe do zgjidhin keta ketu e 6 muajt e ardhshem. Jo me kot Vuçiç e quakti arritje te madhe. Ja u futi edhe kesaj here.

  3. Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet-Albin Kurti thotë:

    Per keto dy komentet e para: E lexxuat versionin shqip,se ndoshta anglisht se kuptuat? Sic shihet, as versionin shqip se paskeni kuptuar mire. Lexojeni dhe njehre, he te keqen se nuk iu funksionon kjo propagande kaq lehte. Bravo Albin

  4. "Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet"-Albin Kurti(30/09/2021) thotë:

    30/09/2021-Vetem fillimi. Le te fillojne dhe te mesohen serbet. Dite te tjera ” te mira” per ta ,do te vijne.
    Mos te merzitet Dardan Mollaqja, dhe ndonje mollaqe tjeter anti-VV, andej dhe kendej kufirit, se ne fakt u zbyth Vucici dhe jo Albini.

  5. Pikes I ke rene, u zbyth Vucici dhe jo Albini.
    Ah mor Albin, sa frike te kane ne Beograd dhe ne Tirane kokat e qelbura te politikes. Vazhdo keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *