• |
ide | kryesore

Qeveria e Kosovës refuzon projektin amerikan për gazsjellësin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të enjten ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, tha se qeveria nuk do të çojë përpara projektin për lidhjen me një gazsjellës ekzistues me Maqedoninë e Veriut, një projekt i propozuar nga Korporata amerikane, Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Në një konferencë të shkurtër me gazetarë, ajo tha se Kosova ka nevojë për më shumë informata për të qenë më e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin energjetik, ndërsa MCC-ja ka afate të përcaktuara kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të saj.

“Në këtë situatë, përballë afateve kohore që ka MCC-ja, ne kemi vendosur të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e Kompaktit për investime me risk më të ulët, por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën në cakun drejt dekaorbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, tha ministrja Rizvanolli.

Qeveria ka diskutuar për disa muaj me radhë me përfaqësuesit e MCC-së për këtë çështje.

Ditë më parë, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës, “se një faktor thelbësor që pengon rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës është infrastruktura e papërshtatshme, veçanërisht infrastruktura energjetike” dhe se “qeveria amerikane po punon me qeverinë e Kosovës për zhvillimin e projekteve të propozuara, që Bordi i Drejtorëve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit do të merrte parasysh një program të mundshëm në vitin 2022”.

Sipas zëdhënësit, projektet e tilla të mundshme do të përqendroheshin në disa koncepte që janë në dobi të Kosovës.

“Ky projekt nuk lidhet me gazin natyror të lëngshëm apo ndonjë burim tjetër gazi amerikan. Kjo do t’i jepte Kosovës mundësinë për të përdorur gazin si lëndë djegëse kalimtare derisa të ketë qasje në hidrogjen”, thuhej në përgjigjen e zëdhënësit të ambasadës amerikane në Prishtinë.

MCC-ja kishte përcaktuar një shumë prej afro 200 milionë dollarësh për të ndihmuar ndërtimin e infrastrukturës, ndërsa, pjesa më e madhe e inancimit, tha zëdhënësi “do të bëhej nga fondet e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Opozita në Kosovë i bëri thirrje qeverisë në disa raste që të shfrytëzojë projektin amerikan.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cilësoi vendimin e qeverisë “një hap të gabuar strategjik. Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme. Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”. /VOA



8 Comments

    1. Ti Hajdaro ushqehesh me miellin e serbit, keto jenë efektet e para.
      Ne fillim të manipulon trurin pastaj ….

      1. @ i paemer. Nuk di ku e ha buken ti, po vetem rusia po en mbush tregun e evropes. Gjithe ballkani miellin e serbise dhe rusise ha..Apo ke nigju ate te Blojes qe rre’ gjithe diten

  1. Po te tapi merr gje albania apo karin!? Se cmimi i gazit po njesoj.
    Apo nuk eshte per ne njerzit me bisht!

    1. Po pse njesoj eshte cmimi i gazit !!
      Eshte rritur 2 fish thuaj..!
      Por mos e kerkoni as tek tapi e as tek qeveria por kerkojeni tek vetja juaj qe nuk ngriheni tu vini flaken te gjitha pikave te karburantit dhe pastaj kryeministrise qe vjedhin deri ne palce kete popull po mire ja bejne ..vazhdoni gjumin !

  2. Nuk besoj që ta kenë refuzuar. Thjesht po vlerësohet dhe të arrihet një marrëveshje më e leverdishme për Kosovën. Flitet për Gazprom. Më duket thjeshtë luftë politike!!!!

  3. Gazsjellesi do na duhej por jo te bdertohen termoelektrana me te. Atehere cmimi i rrymes per kw/h do te trefishohej. Nje pjese e popullates do kishte te pamundur pagesen e faturave elektrike.

  4. ndodh që një mbrëmje në derën e shtëpisë së Lulit të shfaqen dy apo tre mesazherë, prej atij lloji që dërgohen për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda PD nëpër qarqe, ta përshëndesin dhe me delikatesë ti japin në dorë një zarf e ti thonë: “E ke prej doktorit!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *