• |
ide | kryesore

Dy jetë të humbura në Tiranë pas sherrit mes të rinjve në banesë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Një i ri 26-vjeçar Klinton Pira me origjinë nga Dibra, ka goditur me thikë 31-vjecaren Jawsackie Jaboah me origjinë nga Gana, por me nënshtetësi franceze. Vajza ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa i riu dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend. Vajza ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita. Më poshtë njoftimi paraprak i policisë.

Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *