• |
ide | kryesore

Shqiptari shkeli urdhrin e Gjykatës, kërcënonte ish-gruan dhe e përndiqte, arrestohet nga policia italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 35-vjeçar shqiptar që banon në Ankona është arrestuar për keqtrajtim, kërcënim dhe përndjekje ndaj gruas së tij, me të cilën është në proces divorci. Gruaja vendosi ta denonconte sepse mori kërcënime të ndryshme, kuptoi se e përndiqte deri në punë dhe i dëmtoi makinën. Gjykata e Ankonës lëshoi urdhër që 35-vjeçari të mos i afrohej më shtëpisë së saj, por ai e shkeli këtë vendim, shkruajnë mediat italiane.

Policia e ka ndjekur dhe ka zbuluar se nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Ankonës. Ditën e djeshme, pasi e kërkuan për rreth një orë në rrugët e qytetit, e arrestuan dhe e çuan në burgun Montacuto në Ankona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *