• |
ide | kryesore

E vrau dhe u arratis, si u vetëdorëzua në polici 28-vjeçari i shoqëruar nga avokati

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas katër ditësh në arrati autori i vrasjes së 19-vjeçares është vetëdorëzuar në polici i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.

Mediat vendase bëjnë me dije se 28-vjeçari Ilir Dokaj është shfaqur në polici bashkë me avokatin e tij dhe nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me vrasjen e 19-vjeçares Shejla Bakija dhe për plagosjen e babait të saj Shabanit 42 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se avokati i tij mbrojtës, Srđa Lješković la bërë me dije se klienti i tij është mbrojtur në heshtje, duke mos komentuar asgjë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tuz të Malit të Zi ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi 28 vjeçari gjatë muajit gusht e kishte kërcënuar të renë, por që për këtë ai thjesht ishte gjobitur.

Ai i kishte thënë se nuk do ta lejonte të martohej me askënd tjetër dhe se jeta e saj ishte në dorën e tij.

28-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës Shejla Bakija 19-vjeçe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *