• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqiptarët nisin festën në Tuz

Lajme, Të fundit



U mbajtën këtë të diel në Tuz të Malit të Zi votimet, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare votuan për kryetarin e ri.

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes u mbyllën qendrat e votimit, ndërsa tashmë shqiptarët e bashkuar kanë nisur festën. Ata kanë dalë në rrugë me flamuj kuqezi në duar e me thirrjet “Shqipëri etnike”.

Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë. Në 2 kutitë e para të numëruara koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32.

Partitë shqiptare morën pjesë të bashkuara në zgjedhje në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”. Në të marrin pjesë Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Socialistëve, e Presidentit Milo Gjukanovic, garon më vete, ndërsa kandidatë kanë paraqitur edhe Partia Socialiste Popullore, Demokratët dhe Social Demokratët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *