• |
ide | kryesore

Gazetarja: Viktimat e sotme të Elbasanit me lidhje të forta me grupet kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy personat që humbën jetën mbrëmjen e së hënës në një atentat mafioz në Elbasan duket se janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakaj që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte. Hetuesit kanë pasur dyshime se pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.

Po kështu, sipas gazetares dyshohet se ai ka bashkëpunuar dhe me “grupin e Dubait” të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018. Erjon Alibej nga ana tjetër dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Elbasan.

Sipas Lalës, viktima tjetër Lulzim Bitri rezulton të ketë lidhje tw forta me Talo Çelën, një nga miqtë më të afërt të tij. Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Talo Çela akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe atë të Anxhelo Avdias dhe Dorian Shkozës. Po kështu është i dyshuar për grabitjen e Rinasit. /Marrë nga BalkanWeb



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *