• |
ide | kryesore

Jo vetëm Berisha, edhe dy deputetë shqiptarë shpallen së shpejti ‘non grata’ nga SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të dy nga radhët e të majtës, do të shpallen së shpejti si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), duke iu shtuar një liste personalitetesh tashmë në listën e zezë të amerikanëve.

Burime konfidenciale të Albanian Post e kanë zbuluar edhe identitetin e dy deputetëve. Por për arsye sigurie, redaksia ka vendosur të mos e zbardhë vendimin e plotë të SHBA-ve në këtë çast.

Vendim ky, i cili vjen vetëm pak ditë pas paralajmërimit të zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, i cili më 25 shtator, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në Ballkan, përfshi Shqipërinë.

Sipas tij, kompetencat amerikane me shpallje të tilla do të përdoren për të luftuar korrupsionin në nivele zyrtarësh të lartë.

I fundit në “rrjetën amerikane” ishte ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 19 maj 2021 u përcaktua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si persona non grata./ AP



18 Comments

    1. Sa bukur e ke thene.

      Nese ka ende Shqiptare qe bien ne lojen e cifuterise nderkombetare aka amerikes qe eshte pergjegjese fije e per pe per korrupsionin ne Shqiperi, atehere ata e meritojne te jene skllever.

  1. Pse na lene keshtu mer yahoo?! Nuk do na zere as gjumi derisa te marrim vesh cilet jane. Apo per ta bere sa me emocionuese situaten.

    1. Situata eshte me te vertete emocionuese, jo thjesht per te ditur emrat, se te gjithe njelloj jane. Situata behet emocionuese per arsye se kushdo qe te jete, a do kete te ndenjurat e Berishes per t’i hapur gjyq SHBA-se. Dako p.sh. nuk pati te ndenjura dhe megjithese i kishte duart “akullore”, u detyrua Rama te kercenonte prokurorine qe te mos beheshin hetime ndaj tij. Te shohim se cfare do bejne keta te tjeret. Do jene si Dako nen mbrojtjen e Rames, apo si Berisha qe i drejtohet gjykates…

  2. Shume mire po beni por kjo nuk justifikon non graten e berishes perderisa nuk i keni dhene non grata palloshit , jevgjitit, eshume jevgjiteve te tjere te sektit mavi .

  3. Jurgis Cyrbja eshte njeri. Tjetri mund te jete po prape dikush qe ka lidhje me boten e krimit, dmth me vrases? Ndoshta mund te jete dhe Mimi Kodheli qe ka shkelur ne kallo te Lali Erit?

  4. Bo, bo, bo, bo….. Për arsye sigurie.
    Vetëm për siguri nuk pyesni ju të Lapsit.
    Po thoni, kemi xhvatur ndonjë lek për të mos ja botuar emrin….

  5. VERTETESIA E NON GRATAVE DO ARRIHET ATEEHERE KUR ELITA E GJITHE KASTES SE SOTME TE POLITIKES TE BEHET NON GRATA , ÇDO GJE TJETER ESHTE VETEM KURVLLIKU U RADHES PER TI SHESHUAR RRUGEN PALLOSHIT DHE KURVES NGA HOLLANDA

  6. ndonje qe i ka penguar amerikanet ne kontrollin e droges.ata kontrollojne trafikun e saj.kot nuk u munduan ne afganistan.tani thone kemi bere marrveshje per “demokraci” pa 20 vite lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *