• |
ide | kryesore

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Fillon mbulimi i targave të makinave

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, janë mbuluar me letër ngjitëse. Kësisoj, ka nisur zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së javës së kaluar të arritur midis palëve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, letrat ngjitëse do të përdoren deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare , ndërsa një grup pune do të fillojë më 21 tetor përpjekjet për këtë.  Policia e Kosovës tha se zbatimi i marrëveshjes ka filluar në nivel vendi, në të gjitha vendkalimet kufitare.

 



2 Comments

  1. dmth me kete karllik Albini do te mbuloj katastrofen qe ndodhi ne kosove nga keq menaxhimi i pandemise.
    Edhe ca fitove, asnji vend nuk tmerr seriozit, po thuaj flm bace Amerikes, por edh eketo karlliqet kani i limit edh eper ato

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *