• |
ide | kryesore

Vrαsja e Liridona Ademajt, policia arreston një të dyshuar për dhënien e armës

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person të katërt në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt. Personi i arrestuar është ai që u ka mundësuar armën e krimit Naim Murselit dhe Granit Plavës. Plava është lënë në burg si ekzekutuesi i krimit. Më herët, ai deklaroi se ka marrë nga porositësi (Naim Murseli) 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të marrë edhe 15 mijë euro të tjera.  Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

Sipas raportimeve në disa media, Naim Murseli para një kohe i kishte paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani suedeze. Nga ana tjetër, raportet mes çiftit duket se nuk ishin të mira dhe dyshohet se ata po shkonin drejt divorcit. 30-vjeçarja Liridona Murseli u nda nga jeta teksa udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor, rreth orës 20:20, në Prishtinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *