• |
ide | kryesore

Përplasje me armë në Prishtinë, 3 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Prishtinë



Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. 3 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Policia ka bërë me dije se janë identifikuar 2 nga autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mediat e Kosovës shkruajnë se ka qenë një person i identifikuar si Arjanit Abdullahu që dyshohet të ketë plagosur Blerat Gashin, Anuar Makollin dhe një person të tretë.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e 2 personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe zbardhjen e plotë të rastit”, – thuhet në një deklaratë të zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *