• |
ide | kryesore

Vihet në pranga 28-vjeçari në Fier, autor i dy vjedhjeve

-Instant, Lajme, Të fundit
prostitucion



Policia e Fierit ka çuar në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se është autor i dy vjedhjeve. Blutë njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në Patos (i dënuar më parë për “Vjedhje”), pasi mbrëmjen e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marë me dhunë portofolin me një sasi parash shtetasit V. Sh.

“Gjithashtu, po atë natë, ky shtetas ka marë një sasi parash edhe në lokalin e shtetasit O.  P në fshatin Margëlliç, Patos”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *