• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Atentati me dy të vdekur në Elbasan u porosit nga Dubai

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
skene



Zbardhen detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së kaluar në hyrje të Elbasanit, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të dy me precedentë kriminalë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Lulzim Bitri është vëllai i E. Bitrit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk. Sipas gazetares, vëllai i Lulzim Bitrit ndodhet në Dubai dhe dyshohet se vrasja është porositur prej andej.

Viktima e dytë, që ndërroi jetë më vonë te Spitali i Traumës, në Tiranë, Ardian Çollaku, është hetuar më herët nga Prokuroria e Elbasanit si personi që ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çakaj.

Ndërkohë, atentati ndaj Bitrit dhe Çollakut është filmuar nga kamerat e karburantit aty pranë. Në video shfaqen dy perasona të maskuar, që qëllojnë me breshëri armësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *