• |
ide | kryesore

Tërmet i fuqishëm në Pakistan, raportohen dhjetëra viktima

-Instant, Lajme, Planet



Mbi 20 persona raportohen të kenë humbur jetën deri në këto momente si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.9 Rihter që goditi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Pakistanin. Lëkundja e fortë u regjistrua në provincën jugperëndimore të Balochistanit, shumë pranë qytetit malor të Harnait.

Sipas autoriteteve mbi 200 persona të tjerë janë plagosur, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të jetë më i madh për shkak të njerëzve të bllokuar në rrënoja. Situata më problematike është regjistruar në Harnai, ndërkohë që forca të shumta ushtrie janë angazhuar në operacionet e kërkim shpëtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *