• |
ide | kryesore

Berisha në Elbasan: Regjimi i Ramës e ka katandisur Shqipërinë në ‘delen e zezë’ të Ballkanit dhe Evropës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha u prit me entuziazëm nga simpatizantët në Elbasan. Në ‘foltoret’ që ai ka nisur të zhvillojë në qytetet e vendit, kërkon mbështetjet e demokratëve në ‘betejën’ e tij me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar. Nga foltorja e Elbasanit, Berisha tha regjimi i Kryeministrit Edi Rama ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në ‘delen e zezë’ të Ballkanit dhe Evropës, ndërsa u bën thirrje demokratëve të ngrihen të bashkuan për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi.Ish kryeministri në fjalën e tij tha se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria ishte asokohe vendi me te ardhura të mesme të larta dhe kjo ishte një rritje historike, ndërsa sot shqiptarët kanë rrogat me të ulëta në rajon.

“Vij sot në këtë foltore më i motivuar se kurrë! PËër tu dëshmuar shqiptarëve se ne jo vetëm jemi njerëzit, qytetarë, demokratë të idealeve fisnike, por jemi sot në këmbë më të vendosur se kurrë në mbrojtjen e tyre në piedestalin që meritojnë. Sot është një thirrje e brendshme e ndërgjegjes së çdo demokrati dhe shqiptari. Duhet të ngrihemi të bashkohemi, të hapemi, në mënyrë që ti japim përgjigjen më të merituar kësaj situate të krijuar nga vendosja në Shqipëri i një regjimi i cili ka vetëm një emër bandito-kraci. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Nga një tokë e bekuar, në një vend të pashpresë nga i cili të rinjtë ikin dhe vetëm ikin”, tha Berisha.



1 Comment

  1. Edhe pse , SALI KURVA ka fillu të dhjesi me gojë e të flasi me byth
    LAPSI ËSHTË BËRË SI VRIMA E BYTHËS SË SALIUT NGA KU DEL VEÇ JASHQITJE ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *