• |
ide | kryesore

Mendy mbetet në burg: refuzohet kërkesa për lirim me kusht

-Instant, Sport



Benjamin Mendy mbetet në burg. Në fund të një seance që zgjati më pak se një orë, gjykatësi i ka mohuar mbrojtësit francez, të akuzuar për përdhunimin, lirimin me kusht (e kërkuar për herë të tretë).

Mbrojtësi i majtë i Manchester City, i cili do të përballet në gjyq me akuzën për përdhunim në dëm të tre grave të ndryshme më 24 janar, kishte paraqitur një kërkesë për lirim me kusht, por këtë mëngjes Gjykata e Kurorës Chester anuloi këtë hipotezë, të paraqitur për herë të tretë nga avokatët mbrojtës të francezit kampion bote.

Do të vazhdojë, kështu, paraburgimi për Mendy, i cili së shpejti do të kalojë shtatë javë pas hekurave. Në fund të një seance që zgjati më pak se një orë, gjyqtari Patrick Thompson vendosi që lojtari duhet të qëndrojë i burgosur në burgun e Liverpoolit deri në daljen në gjyq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *