• |
ide | kryesore

Studimi/ Çiftet kryen më pak marrëdhënie gjatë karantinës

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



1 në 4 italianë bëri më pak seks gjatë karantinës. Kjo është ajo që del nga një studim i Institutit “Mario Negri” i botuar në “Journal of Epidemiology”. Ky është studimi i parë i kryer në Itali mbi një mostër përfaqësuese të popullsisë së rritur.

Mbi 35% raportuan një ndryshim në aktivitetin seksual gjatë muajve të karantinës kombëtare. 8% thanë se e kishin rritur aktivitetin seksual ndërsa 27% thanë se e kishin ulur një aktivitet të tillë. Mes bashkëjetuesve, 1 në 5 çifte tha se kishin më pak marrëdhënie në periudhën nga marsi në majit 2020 se sa para karantinës.

Por çiftet nuk janë më të prekurit, rënia ishte më e madhe për burrat e vetmuar, të rinjtë, studentët dhe ata me kushte të pasigurta strehimi.

“Ndërprerja e udhëtimeve dhe detyrimi për distancim shoqëror kanë kufizuar mbi të gjitha jetën seksuale të beqarëve”, – tha nje studiues psikiatër në Universitetin e Xhenovës dhe autor i studimit.

“Frika nga infektimi, ndjenjat e ankthit të përgjithshëm dhe trishtimi, prania e fëmijëve në shtëpi janë disa ndër faktorët e mundshëm që qëndrojnë në themel të kësaj rënie të rëndësishme të marrëdhënieve mes partnerëve” – shtoi ai.

“Studimi bazohet në një mostër me mbi 6000 subjekte që ne kemi ndjekur me kalimin e kohës” – specifikoi Silvano Gallus, studiues dhe koordinator.

“Këto studime do të na lejojnë të kuptojmë se si janë mënyrat e jetesës dhe zakonet e italianëve ndryshuan dhe po vazhdojnë të ndryshojnë si rezultat i përvojës gjatë pandemisë” – tha ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *