• |
ide | kryesore

Arrestohen dy shpërndarës droge në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



2 të rinja janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje droge.

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në shtëpi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 52 doza me kanabis.

Në pranga ka rënë edhe një 21 vjeçar pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 46 doza me kanabis, një shumë parash, një aparat celular dhe qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *