• |
ide | kryesore

“Shqipërinë e braktisa me taksi, grekët më sollën pasaportën me avion”, rrëfehet Pirro Dhima

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pirro Dhima mbushi 50 vjeç më 13 tetor dhe media greke i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme datëlindjes jubilare të himarjotit. Në një rrëfim për të përditshmen “gazzetta.gr” shtangisti ka rrëfyer se si ka ikur nga Tirana me taksi drejt Athinës, pasaportën greke që ia dorëzuan në avion dhe lejen që mori nga Federata shqiptare për të garuar me flamurin grek. Pirro Dhima ka kaluar gjysmën e jetës duke u stërvitur.

Ai kapërceu shumë pengesa për t’u bërë atleti që theu rekorde. Iu desh të sfidonte edhe vështirësi të mëdha në jetën personale sepse gjatë rrugës hasi shumë pengesa, lëndime, hidhërime dhe humbje. Sidoqoftë, ai kurrë nuk u dorëzua. Ai arriti të bëjë gjëra që 99% e atletëve në të gjitha sportet as nuk guxuan t’i ëndërrojnë.

Nëse flasim për sukseset në peshëngritje, në fund të fundit, debati do të jetë “Dhima ose Suleimanoglou”. Pirro, atleti më i suksesshëm grek në histori me 4 medalje olimpike (3 ari, një bronz), 6 ari në kampionatin botëror dhe tri në Europian (gjithsej 26 medalje në tri evenimentet), si dhe disa rekorde botërore (vetëm tri në Atlanta në 1996).

NGA TIRANA ME TAKSI

“Hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë”, thotë Dhima. Udhëtimi i tij në Greqi më 7 shkurt 1991 ishte aventuresk. Dhe kjo, sepse u nis në 1 të mëngjesit nga Tirana me një taksi për të mbërritur në Athinë pas afro 14 orësh. “Ishte shkurti i ’91-shit kur hipa në një taksi për të ardhur nga Tirana në Athinë. Isha gati të fluturoja, por fluturimi u anulua. Mora një taksi për në Kakavijë dhe prej andej një taksi tjetër që Zguro kishte dërguar për të më çuar në Athinë. Sigurisht, kisha qenë edhe më parë në Greqi, por më pas u vendosa në një studio të Nea Smyrnit. Kur erdhën prindërit e mi morëm apartamentin në Solonos, që në fakt ishte një gjysmë bodrum”, kujton Pirro Dhima.

PASAPORTA NË AVION NGA MITSOTAQIS

“Pasaportën ma solli shoferi i Mitsotaqis”, shpjegon Dhima. Edhe pasi mbërriti në Greqi, derisa hipi në aeroplan për në Barcelonë nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje të garonte për Greqinë. Kjo sepse ai e mori pasaportën në minutën e fundit. Dhe ai moment i është ngulitur në kujtesë… “ Për të qenë në gjendje të garoja në Barcelonë, së pari më duhej të kualifikohesha. Federata e Shqipërisë më kishte dhënë leje për t’u transferuar në Greqi.

Unë shkova të konkurroja me një pasaportë diplomatike dhe mora kualifikimin, por nuk kisha pasaportën greke. E mora pasaportën greke në minutën e fundit, pak para se të hipja në avionin me të cilin do të udhëtoja drejt Barcelonës. Aty erdhi shoferi i Mitsotaqis dhe më dha dokumentin personalisht”, deklaroi Dhima.



17 Comments

  1. Po komentoni theniet filozofike te nje njeriu qe hobin e tij ka te ngreje pesha te renda?
    Jeni vertete keq, ska doktor qe ju ben derman.

  2. Tashmë të gjithë e dijnë se:

    [PIRRO I EPIRIT] luftoi heroikisht kundër barbarëve grekë në jug, sepse e dinte mirë Origjinën e tij, sepse vlerësonte Atdheun e tij.

    [Pirro Dhima i Shituri] si deputet kandidoi për lefta për xhepin e tij, si sportist ne Olimpiada përfaqësoi atdheun e gruas së tij.

        1. Me siguri keto i ke nga libri “Jam turk, erdha 500 vjet me pare ne ballkan, me shpate ne dore rrembeva cmunda, edhe sot meqe shpaten kane 100 vjet qe ma futne ne by.., perpiqem te vjedh historine e te tjereve”

          1. Ai Pirrua siper eshte trap po ti o Dropuli je injorant dhe i lig. E ke te shkruar ne gjak, po shyqyr qe ta kemi shtypur koken me kazem!

          2. Qe ndonje genjeshte aty me lart turk mavrija?
            Me fal shpaten ke 120 vjet qe e ke ne …

          3. UNË jam Shqiptar brez pas brezi, Autoktonë Mijëravjeçar në Tokën tonë, në Gadishullin ILIRIK.

            Ndërsa ti je grek afrikano-aziatik .

            Me turkun ty të bashkon jo vetëm ngjyra dhe zgjyra: turqit aziatik e greket afrikano-aziatik .

          4. E Pirdho Pirdho
            Ti si Authoctonus e ke orgjinen nga stepa mbi afganistan ku ne behar te thahet goja per nje pike uje e ne dimer eshte debora nga 1 deri ne 3 metra. Aq vend i mire sa edhe gamilja ka 2 gunga edhe me shume lesh se delja 3 vjet pa qethur.
            Tani ske ci ben se shpaten te ke te vendi qe te dhemb edhe sben dot gje tjere pervecse te vjedhesh historine te tjereve.

          5. Sa mire qe e njeh Afganistanin grekofonaqis anonim!!! Pikerisht andej keni ardhur.

            Sa per vjedhje historia jote eshte kulmi i hipokrizise ne shekullin XIX: komb artificial.

  3. Pse i jepni hapesire ne media nje njeriu mosmirenjohes ndaj nenes se tij dhe Shqiperise. Ky eshte nje idiot qe duhet lene te rroje me budallallekun e vet

  4. Dhe me vone piridhushi u be velezeri joni greke ,mohoj origjinen u mbars nga mbrapa dhe tha:tashi do te garoje pere eladhin se une shqiptari bithqiri jam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *