• |
ide | kryesore

Video/ Tris i Tottenham në shtëpinë e klubit më të pasur në botë: Reguilon vigjilent i shpëton jetën një tifozi

-Instant, Sport, Video



Suksesi i dytë radhazi në Premier League për Tottenham që fitoi 3-2 në shtëpinë e Newcastle në javën e tetë të kampionatit. Në ndeshjen e parë me pronësinë e re arabe, Magpies kaluan në epërsi pas dy minutash falë Wilson, por Spurs përmbysi gjithcka me Ndombele (17 ’), Kane (22’) dhe Son (48 ’): autogoli i Dier është i padobishëm për të ndryshuar fatet e ndeshjes. West Ham, në sfidën tjetër, mori një fitore 1-0 ndaj Everton me golin e Ogbonna.

Një debutim shumë i vështirë për pronarët e rinj të Newcastle, si për humbjen në fushë ashtu edhe për atë që ndodhi në tribunat e St. James ‘Park në fund të pjesës së parë: Tottenham mori suksesin e dytë radhazi në Premier duke fituar 3-2. Entuziazmi i tifozëve vendas i dha një shtytje më shumë ekipit të Bruce, që kaloi përpara pas vetëm dy minutash falë goditjes me kokë të Wilson, në krosimin e Manquillo nga e djathta. Spurs, megjithatë, reaguan dhe brenda pesë minutave përmbysën gjithcka: fillimisht Ndombele (17’) barazoi me një goditje të fuqishme dhe të saktë në zonë, pastaj Kane firmoi parakalimin me golin e tij të parë në këtë kampionat.

Një shtesë prej 10 minutash mbajti në ankth Newcastle-Tottenham, të tronditur nga një episod në fund të pjesës së parë. Reguilon (lojtari i Spurs) i bëri shenjë gjyqtarit se një tifoz në tribuna ishte sëmurë. Ndaj loja u pezullua me stafin mjekësor të dy skuadrave të cilët ndërhynë duke stabilizuar gjendjen e tifozit, që më pas u transportua në spital në gjendje të qendrueshme, siç thuhet nga Newcastle në mediat sociale. Pas rifillimit të lojës, Tottenham shënoi edhe golin e tretë me Son, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas asist të dhënë nga Kane.

Skuadra e Espirito Santos administroi pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 83 Shelvey la të tijtë me dhjetë lojtarë, por gjashtë minuta më vonë Dier shënoi në portën e tij golin e 3-2 përfundimtar. Newcastle nuk arriti të marrë barazimin në shtesë, duke mbetur në vendin e parafundit me 3 pikë, bashkë me Burnley. Me këtë sukses, i dyti radhazi, Tottenham është ngjitur në kuotën e 15 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *