• |
ide | kryesore

FOTO/ Takat në fytyrë, syri i Saucek shpëton mirë: “Disa qepje në fytyrë, për ti shtuar në koleksion”

-Instant, Sport



Momente frike gjatë ndeshjes së Premier League Everton-West Ham, kur në minutën e 79-të Tomas Soucek mori një goditje të tmerrshme në fytyrë nga një ngritje takash e pavullnetshme nga Salomon Rondon. Situata u pa menjëherë që nuk ishte e lehtë, duke konsideruar fytyrën e përgjakur të cekut, që u zëvendësua menjëherë. Mesfushori i Hammers, megjithatë, nuk e ka humbur sensin e humorit, duke bërë më pas shaka në mediat sociale: “Disa qepje të tjera në fytyrën time, për t’ia shtuar koleksionit tim – shkroi ai -. Nuk dorëzohem kurrë, për asnjë arsye. Fitore e madhe djema dhe vazhdoni kështu. Mos u shqetësoni për mua, jam ende gjallë” ka shkruar Soucek, duke i qetësuar të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *