• |
ide | kryesore

Tjetër viktimë në Shkodër/ Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 61-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 61-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Shkodër-Koplik ka humbur jetën këtë mëngjes, pasi është përplasur nga një makinë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Gruemirë Çezme. Sipas policisë, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Vito”, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *