• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në burg Gate Mahmutaj, “i forti” i Lazaratit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndahet nga jeta në burg Razip Mahmutaj, i njohur si “i forti” në Lazarat me emrin Gate.

I ndodhur në burg që prej vitit 2014, kur u arrestua gjatë operacionit policor në Lazarat, Gate Mahmutaj ndërroi jetë sot në spitalin e burgut në Tiranë.

Arrestimi i Gate Mahmutajt më 17 qershor 2014 

Më 17 qershor 2014 vetëdorëzohet në polici, Gate Mahmutaj një prej personave që akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri kundër forcave të rendit në Lazarat. Pas një beteje treditore me artileri dhe snajpera, pas shumë ultimatumesh dhe thirrjesh, më në fund është dorëzuar në polici, Gate Mahmutaj, i konsideruar nga Ministria e Brendshme si koka e kartelit të drogës dhe rezistencës së armatosur.

Gate Mahmutaj, një nga personat më të kërkuar nga policia, u vu në pranga pas negociatave me uniformat blu. Mahmutaj ishte një nga personat më të kërkuar të policisë, pasi akuzohej se ka qëlluar mbi policinë, ndërkohë që në banesën e tij janë gjetur bimë kanabisi. Pas shumë përpjekjeve të forcave blu, Mahmutaj është dorëzuar asaj kohe, tek drejtori i Policisë së Qarkut, Haki Çako, i cili e ka pritur me një ndërmjetës. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka njoftuar në Facebook në 2014 se në orën 21:50 i është vetëdorëzuar policisë i shumëkërkuari Gate Mahmutaj, i cili akuzohet si personi që ka sulmuar policinë me armë zjarri dhe bënte pjesë në grupin kriminal që kundërshtoi hyrjen e policisë në Lazarat. Policia zbuloi një laborator për përpunimin e drogës në një prej shtëpive të Gate Mahmutajt.

Dënimi 

Gjykata e Krimeve të Rënda, për çështjen e Lazaratit, dënimin më të rëndë e dha për Razip Mahmutajn i njohur me emrin Gate. Ky i fundit u dënua me 18 vite burg, por ndaj tij u zhvillua gjykim i shkurtuar dhe Mahmutaj mundi të përfitojë uljen e dënimit me me një të tretën duke e çuar në 12 vjet heqje lirie. Nga ana tjetër u dënua edhe djali i tij Vandam Mahmutaj, me 7 vite burg, por edhe për të u zhvillua seanca me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që dënimet për të akuzuarit e tjerë varionin nga 17 deri në 2 vite burg.

©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *