• |
ide | kryesore

Zvarritja e procesit/ Dështon sërish gjyqi për manipulimet e zgjedhjeve në Dibër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Dështon seanca e rradhës e “Dosjes 184”, ndaj të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër.


Seancat e caktuara dje dhe sot për Nuri Medën, Drini Gjecin, Hasan Hotin dhe Robert Agën, janë shtyrë sërish.


Seanca gjyqësore e caktuar një ditë më parë për Drini Gjecin e Nuri Medën, nuk është zhvilluar për shkak të mungesës së vetë gjyqtarit të çështjes.

Këtë të mërkurë është shtyrë edhe seanca ndaj ish administratorit të Njësisë Administrative Lurë, Hasan Hoti dhe ish shefit të komisariatit të Dibrës, Robert Aga kjo për shkak të mungesës të palës mbrojtëse.

Ashtu si dy seanca më parë edhe ditën e djeshme gjyqtarja e çështjes ka marrë vendimin për të gjobitur dy avokatët e të akuzuarve të cilët nuk u paraqitën në sallën e gjyqit. Pritet të caktohet seanca e rradhës për në fillim të nëntorit.

Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

1 Comment

  1. HaHaHa Gjobitini, se ne do i paguajme edhe gjobat. Jo mor zoterinj se keshtu ju vene gjyqet pa fund derisa u mbaron afati. Nese une nuk vi ne pune me heqin, nuk me gjobisin. Kurse avokatet e gjykatesit ne Shqiperi kane me shume mungesa sesa pjesemarrje ne procese gjyqesore. Nderroni ligjin, nese avokati nuk paraqitet seanca vazhdon dhe i padituri le ta zgjidhe vete problemin me avokatin qe ka paguar per ta mbrojtur. Nderkohe nese ben 20% te mungesave ne shkolle humbet vitin. Nese kalon 50% ne gjyq je avokat i sukseshem. Jo zoterinj, kush mungon ne mbi 10% te seancave i hiqet licenca, kaq e thjeshte eshte. Por keta nuk duan te bejne reorme, keta duan ta kapin e ta kontrollojne drejtesine njesoj si ata qe ishin dhe ata qe do vijne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu