• |
ide | kryesore

Prishja e Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit/ Margariti: Artistët do të kenë shtëpi të re

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka reaguar për shembjen e Çadrës së Cirkut Kombëtar nga përmbaruesit. Ajo bën të ditur se po punohet që artistët të kenë një shtëpi të re. Margariti ka reaguar për këtë çështje në ‘Instagram’ duke u shprehur se do u gjendet pranë artistëve deri në gjetjen e zgjidhjes për vijim e aktivitetit artistik. Margariti thotë si në rastin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, edhe në rastin e Cirkut Kombëtar do të arrijmë t’ia dalim mbanë.


“Në këto momente të vështira për artistët e Cirkut Kombëtar, jemi pranë tyre jo vetëm si përkrahës, por edhe në gjetjen e zgjidhjes për vijimin e aktivitetit artistik. Teksa po vijojmë luftën në aspektin ligjor, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Arsimit do të sigurojmë një hapësirë për zhvillimin e proceseve aq të nevojshme për ta, stërvitjes dhe studiove për edukimin e brezit të ri”, sipas saj.


Margariti thekson se jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, po punohet për një plan afatgjatë për një shtëpi të re për artistët dhe publikun. Kujtojmë se përmbarimi ka shembur çadrën e Cirkut Kombëtar në Tiranë dy ditë më parë, një nga ndërtesat historike në vend, ku artistët kanë dhënë shfaqje për 62 vite.

2 Comments

  1. Andi Bushati përplaset me Grida Dumën: O servilë të Ambasadave, e hodhët kufomën e Sali Berishës tek këmbët e Edi Ramës,shko mbani shishen salihut të bej shurren o namyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu