• |
ide | kryesore

Dy rusët “non-grata” ikin nga Kosova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dhe ikin nga Kosova me ‘bisht ndër këmbë’ siç do të thoshte populli.
Po ashtu në foto shihet vetura e tyre edhe në njërën nga pikat kufitare duke e lëshuar Republikën e Kosovës.
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, janë dy personat që janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, më konkretisht nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.
Njëri nga ta Alexey Kryvosheev, nuk e ka për herë të parë që është shpallur “person non grata”.
Ai edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i papranueshëm, pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri./rtk



2 Comments

    1. Ndonje nga punonjesit e ambasades ameriqene ne kosove qe ka thene qe ky rusi duhet te ike se kshu na do k.rri ne. Me siguri ky rusi di mire shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu