• |
ide | kryesore

Itali/ Humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 afër Venecias.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, banonte në Arzignano. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një barrierë betoni. Ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda, që i kanë kushtuar edhe jetën.

Po ashtu bëhet e ditur se në makinë udhëtonin 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *