• |
ide | kryesore

Kishte fshehur në gomën rezervë 44 mijë euro, kapet 41-vjeçari në Kakavijë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në gomën rezervë, 4. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



2 Comments

  1. Mos i kishte gje ilegale ato para personi?! Ai mund ti fuse ato ku të dojë.

    Po nëse provohet se lekët i kishte të rregullta a do ti kthehen dhe do ti kërkohet falje?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *