• |
ide | kryesore

Sulmohet me thikë kryetari i Prishtinës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani. Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur e ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit. Ai më këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *