• |
ide | kryesore

Helmimi në Krujë, 130 qytetarë të tjerë i drejtohen spitalit prej mesditës së djeshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e rënduar nga helmimi nga uji i pijshëm në Krujë vijon ende. Në spitalin e Krujës nga dje deri sot 130 persona të tjerë janë paraqitur  për të marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht në spital nuk ka njeri që po merr ndihmë mjekësore për intoksikim alimentar, pra me shqetësimet që kanë shfaq për ujin.

Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm ndërkohë që është dezinfektuar depozita kryesore që furnizon banesat me ujë në këtë qytet. Ndërkohë, ditën e djeshme prokuroria ka zbarkuar te ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Krujë, ku janë marrë disa dokumente, si dhe janë marrë në pyetje drejtues të këtij institucioni. Ende nuk ka përgjegjës për këtë situatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *