• |
ide | kryesore

Kontrolle të shumta në Lezhë, policia kap dy shpërndarës droge

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Kurbinit pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla. Në pranga janë vënë L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras. Ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë po ndiqet A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

“Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shtetas që qarkullonin me automjete dhe shpërndanin lëndë narkotike në doza, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut” , Kurbin, shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.  

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kurbin, në Mamurras, kanë lokalizuar mjetin tjetër të dyshuar, me drejtues shtetasin A. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. Gj.

Pasi kanë bërë ndalimin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se pasagjeri në këtë mjet ka hedhur nga dritarja një qese që përmbante doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. L., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe A. Gj., 34 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Gj., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të urdhrit të punonjësit të Policisë”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *