• |
ide | kryesore

Djali i Michael Jackson, Blanket, bëri një paraqitje të rrallë publike

-Instant, Paparazzi, Slider



Djali i Michael Jackson, Blanket, bëri një paraqitje të rrallë publike pranë vëllait dhe motrës së tij, për të dhënë një mesazh të rëndësishëm për ndryshimet klimatike. 19-vjeçari, i njohur tani si ‘Bigi’, ka qëndruar kryesisht larg vëmendjes publike, pas vdekjes së babait të tij në vitin 2009. Së fundmi është sërish në sytë e njerërzve, me motrën Paris Jackson dhe vëllain Prince, për të nënvizuar rëndësinë e vëmendjes ndaj ndryshimeve klimatike. Duke hapur dyert e shtëpisë së tyre në LA për një festë vjetore, për të nderuar trashëgiminë e ikonës së ndjerë, ai u tha kamerave: “Ka shumë gjëra vërtet interesante këtu, ka shumë histori këtu në këtë shtëpi, kjo ishte gjithçka që ai kishte.”

“Kjo është ajo që secili prej nesh dëshiron të bëjë, të bëjë disa gjëra që njerëzit t’i pëlqejnë, por edhe që përfitojnë prej tyre.”

“Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të gjithë ta bëjmë këtë, mendoj se kemi shumë punë për të bërë, brezi ynë e di se sa e rëndësishme është,” tha ai në lidhje me çështjet klimatike.

Paris ra dakord: “Është diçka të cilën të gjithë duhet ta pranojmë dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Sigurisht që po bëj më të mirën dhe kjo është gjithçka që mund të bëjmë, është të ”. Pavarësisht se ruajnë privatësinë, ata kanë përdorur rrjetet sociale për të shënuar raste historike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *