• |
ide | kryesore

Presidenti francez: 500 euro në muaj për të rinjtë e papunë

-Instant, Arkiva, Planet



Një “dhuratë” parazgjedhore për të rinjtë është shpallur sot nga presidenti francez, Emanuel Macron, duke prezantuar në rrjetet sociale “ kontratën e angazhimit ” që ka të bëjë me personat e moshës 16 deri në 26 vjeç që janë, “pa punë apo trajnim për disa muaj”.

“Kontrata për të rinjtë” do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022, sipas njoftimit të presidentit në Facebook.

“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh, në këmbim të trajnimeve. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur 15 deri në 20 orë trajnim në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë”, shkruan Macron në postimin përkatës. Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, qeveria Macron po promovon kontratën për të rinjtë në një kohë kur vendi është në periudhën parazgjedhore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *