• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool e Ajax rrëmbejnë kualifikimin në 1/8: PSG humb vendin e parë, Inter tris në Moldavi

-Instant, F1, Sport, Video



Raundi i katërt i Champions League i dhuron kualifikimin Liverpool e Ajax. 2-0 ndaj Atleticos e Reds tani janë të sigurtë edhe për vendin e parë të grupit B, në të cilin Milan nuk është akoma aritmetikisht i eliminuar. Heshtarët përmbysën 3-1 Dortmund. Pranë hyrjes në 16 më të mirat e Europës edhe Real Madrid që mposhti 2-1 Shakhtar. PSG u befasua në shtesë nga Lipsia (2-2), duke u kaluar nga City në krye të grupit A (4-1 ndaj Brugge).

GRUPI A
Zhgënjim në fund për PSG në fushën e Leipzigut: 2-2 edhe pse kualifikimi për në raundin e 1/8 është tashmë gjithnjë e më afër (8 pikë tani në renditje). Pa Messin në fushë, Nkunku i kaloi befasisht gjermanët në avantazh në minutën e 8, me një goditje me kokë në krosimin e André Silvës nga e majta. Katër minuta më pas nënkampionët e Francës mund të kapitullonin fare, por Donnarumma pret penalltinë e goditur nga André Silva, duke i dhënë mundësinë e rikthimit parisienëve. Barzimi erdhi në minutën e 21, në sulmin e parë të skuadrës së Pochettinos me golin e Wijnaldum. Miqtë përmbysën gjithcka në minutën e 40, sërish me ish-liverpulasin, i cili goditi me kokë duke devijuar nga fare pranë. Barzimi erdhi në minutën e dytë shtesë, kur Szoboszlai shënoi me penallti (kontakti mes Kimpembe dhe Nkunku). Pika e parë për Lajpcigun, megjithatë i eliminuar nga Champions League. Në krye të grupit tashmë është Manchester City (9 pikë), pas fitores me Brugge 4-1. Pas një çerek ore, Foden zhbllokoi rezultatin me një goditje të lehtë në krosimin nga e majta e Cancelo, por në minutën 17 Stones shënoi në portën e tij, duke barazuar rezultatin. Pavarësisht pak përpjekjeve, Citizens kaluan në avantazh 2-1 në minutën e 54 me goditjen me kokë të Mahrez. Edhe Sterling ishte krejt i lirë në rastin e 3-1 në minutën e 72, në pasimin e Gundogan, ndërsa Gabriel Jesus firmosi pokerin përfundimtar në minutën e 92.

GRUPI B
Për sa i përket grupit të Milan, Liverpool ende i mban “gjallë” kuqezinjtë në një farë mënyre për sa i përket kualifikimit, por vetëm nga pikëpamja e pastër aritmetike. Në Anfield Road, djemtë e Jürgen Klopp rrëmbyen kalimin për në raundin e 1/8 duke mposhtur 2-0 Atletico Madrid të Simeones. Në minutën e 13′ Diogo Jota korigjoi krosimin e Alexander-Arnold nga e djathta. Po krosimi i anglezit gjeti saktësisht Mané, në minutën e 21, i cili me një prekje të saktë mposhti Oblak. Liverpool dominoi plotësisht ndeshjen: Nuk ka më asgjë për t’u bërë për Colchoneros, tashmë të tretët në grup me 4 pikë, vetëm pas Portos me një distancë; Liverpool me pikë të plota (12) dhe gjithashtu i sigurt për vendin e parë. Pas Juventusit dhe Bayern Munichut, edhe Reds është ndër 16 më të mirët në Evropë.

GRUPI C
Në fazën e 1/8 është edhe Ajax, me një përmbysje të shkëlqyer 3-1 në fushën e Borussia Dortmund. Verdhezinjtë e filluan mirë ndeshjen, por mbetën me 10 lojtarë për kartonin e kuq për Hummels, në kohë vonesë ndaj Antony, megjithëse ndoshta vendimi i arbitrit ishte paksa i rëndë. Megjithatë, gjermanët kaluan në avantazh në minutën e 37: Var akordoi penalltinë për faullin e Mazraoui ndaj Bellingham dhe Reus nuk gaboi nga pika e bardhë. Heshtarët u rikthyen në pjesën e dytë, duke barazuar në minutën e 72 me sparkatën e Tadiç (që u dëmtua në atë rast). 7 minuta nga fundi shpërtheu Halleri i pandalshëm, i cili mposhti Kobelin me goditjen me kokë në krosimin e Antonit. Holandezët me pikë të plota edhe falë trisit të Klaassen në shtesë. Fitore me katër gola edhe për Sporting Lisbonë kundër Besiktasit, që mbeti jashtë Europës që ka rëndësi. Në minutën e 10 goditi traversën Pedro Gonçalves. Pas gjysmë ore lojë, Yilmaz ishte i vrullshëm ndaj Gonçalves dhe faulli i tij i kushtoi penalltinë e konvertuar nga portugezët për avantazhin 1-0 të Sportingut. Numri 28 shënoi edhe golin e dytë (38′) ndërsa Paulinho (41′) fiksoi 3-0 para pushimit të ndeshjes. Pokeri (si në ndeshjen e dy javëve më parë) u shënua nga Sarabia në minutën e 56. Portugezët rihapin cështjen kualifikim ndaj Borussias (të dyja skuadrat kanë nga 6 pikë).

GRUPI D
Misioni i përmbushur për Interin në Trasnistria. Në raundin e katërt të Grupit D të Champions League, skuadra e Inzaghit mposhti 1-3 Sheriff Tiraspol dhe u ngjit në vendin e dytë të renditjes. Në pjesën e parë zikaltërit dominuan totalisht, por Athanasiadis dhe shtylla ndaluan tentativat e Dzekos dhe Martinezit. Në pjesën e dytë, Brozovic (54′) zhbllokoi ndeshjen me të djathtën, Skriniar (66′) dyfishoi dhe Sanchez (83′) mbylli ndeshjen. Goli i Traoré në shtesë, vlen vetëm për statistikë. Real Madrid pas fitores ndaj Shakhtar është ngjitur në krye me 9 pikë, ndërsa zikaltrit e ndjekin dy distanca larg. Mbetet me shpresa Sheriff, që është me 6 pikë, ndërsa ukrainasit e Shakhtar janë të eleminuar.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *