• |
ide | kryesore

Skandali/ Nëna e 16-vjeçares së përdhunuar nuk do ndjekë çështjen: Vajza është shumë mirë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

“Atë hall e dimë ne”. Këto janë disa nga fjalët e pakta që nëna e 16-vjeçares që u përdhunua nga daja i babait në Gjirokastër thotë për gazetarët. Ajo nuk dëshiron të flasë teksa në një prononcim të shkurtër shokon me deklaratën e saj kur thotë se vajza është shumë mirë, në kundërshtim me mjekët që flasin për një gjendje të rëndë të minorenes që ka shkuar në spital me hemorragji e hemoglobinë 1.

E pyetur se çfarë do bëjnë, nëna e saj thotë asgjë, teksa sa i përket denoncimit, edhe atë e ka bërë xhaxhai i vajzës.


“Asgjë do ta lëmë në heshtje. Ka shkuar kunati në polici. Vajza është shumë mirë, atë hall e dimë ne”, tha ajo. Policia e Gjirokastrës arrestoi pas ngjarjes 53-vjeçarin Kabuli Hunda si autor të përdhunimit, të ndodhur jo vetëm një herë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu