• |
ide | kryesore

Eurobondi/ Berisha kundër qëndrimit të PD: S’mund ta votonte në Komisione dhe ta abstenonte në Parlament

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Lushnjë. Prej aty Berisha nuk la pa sulmuar opozitën, pas vendimit të kësaj të fundit për të abstenuar në votimin e eurobondit në Parlament. Ish-kryeministri u shpreh se opozita nuk duhet t’ia lejonte vetes abstenimin si dhe votimin në Komision.

“Ky borxh ka një ligësi të tmerrshme brenda, e merr qeveria dhe e paguani ju. E imagjinoni u që kur një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë dhe në Komisione ta votojë pro një borxh prej 720 mln euro, më i madhi i marrë ndonjëherë në një kohë që këta vjedhin duke fjetur në gjumë gjithë natën, se kanë ndërtuar mekanizma. Opozita nuk mund të votonte kurrë një borxh të tillë. Ata që u përpoqën t’ju mashtrojnë se në 2015 e paskemi votuar edhe ne. Jo ne e braktisëm parlamentin atëherë se kishim vetëdijen e plotë se në atë borxh vetëm vidhej e vidhej. Shqipëria ne po na pret ta nxjerrim nga gropa”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *