• |
ide | kryesore

Kanye West në prag divorci jep deklaratën që do të rri ende me Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West tha se ai ende dëshiron të jetë me Kim Kardashian, pavarësisht se ata po vazhdojnë me procedurat e divorcit.

Në një intervistë të re, të publikuar të enjten, reperi kritikoi portretizimin e ndarjes së tyre në media, si dhe pranoi se dëshiron të pajtohet me ish-partneren.

“Ajo që e bën gruan time të thotë ‘unë e divorcova’ në TV, është sepse thjesht do ta heqi atë bar. As që i kam parë letrat. Ne as nuk jemi divorcuar deri më tani” -tha ai për “Drink Champs” të Revolt TV.

“Fëmijët duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Gjithashtu dhe unë dua që ne të jemi bashkë.”

West, 44 vjeç, fajësoi gjithashtu median dhe ekipin e Kardashian për “promovimin” e idesë së divorcit, si dhe për të nxitur Kim për idetë e shfaqjeve të reja televizive.

Page Six dha lajmin në fillim të janarit se Kim do t’i jepte fund martesës së tyre. Ajo paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në shkurt, pas shtatë vitesh martesë dhe katër fëmijëve: North, 8, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *