• |
ide | kryesore

Ndihmoi dy persona të arratiseshin nga policia, pranga të riut në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është vënë nën prangat e policisë në Fier, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia arrestoi një 32-vjeçar, i cili ka ndihmuar dy persona të tjerë, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të policë për të ndaluar e ushtruar kontroll.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, si edhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. I., 35 vjeç,(i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje) dhe S. S., 36 vjeç, banues në Fier( i dënuar më parë për tentativë vrasje).
Arrestimi i shtetasit D. Sh. u bë pasi ka ndihmuar për tu larguar shtetasit A. I dhe S. S., të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar për të ushtruar kontroll”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ne ngarkim të shtetasit D. Sh., si autor i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe në ngarkim të shtetasve A. I dhe S. S., si autor të dyshuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *