• |
ide | kryesore

Përplasja me Berishën/ Basha nxjerr VIDEON me amerikanët që i shkuan në zyrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka konsideruar një gjë të rëndësishme mbërritjen në zyrën e tij të një grupi kongresmenësh dhe senatorësh amerikanë.

Në një situatë përplasjeje të fortë me paraardhësin e tij, Sali Berisha, duket se kreu i PD-së i mëshon mbështetjes që po merr nga çdo amerikan.

“Partia Demokratike është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e paçmueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë në momentet më kritike të historisë tonë. Miqësia e veçantë që na bashkon është një shtysë për të punuar më fortë dhe më ngushtë për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme më të mirë ????” – shkroi Basha në një mesazh në Facebook pas takimit duke publikuar edhe pamje nga biseda.

Më herët Basha u tregua i drejtpërdrejtë me Berishën kur foli për gazetarët.

“Partia Demokratike dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokatë personalë të askujt, duke filluar nga unë i pari, por ne jemi dhe do të mbetemi avokatë për hallet dhe problemet e shqiptarëve për të cilat sot jam siguruar personalisht nga senatorja Ernst dhe nga anëtarët e Kongresit amerikan se kemi dhe do të kemi mbështetje të plotë të Kongresit dhe të Senatit amerikan në mënyrë bipartizane si nga partia në pushtet edhe nga partia jonë simotër, Partia Republikane” –tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. O Lul Hoti, edhe Joe Biden te vije te te takoje, ke pjerdh o rob zoti. Nuk rrin dot zot shtepie kur te kapin robt e shtepise e te nxjerrin me shkelma bythes jashte.

  2. Po pra po, mbeshtetje ke pas dhe do kesh por me kete mendje qe ke prap ne opozite do mbetesh. Amerika ishte e para qe pergezoi fitoren e rames prandaj mos na caj shume trapin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *