• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia me VAR i heq fitoren Egnatias: 1-1 është dëshpërues për Vllazninë

-Instant, F1, Sport, Video



Në Rrogozhinë nuk ka fitues e askush nuk është i kënaqur. Sigurisht një barazim 1-1 me Vllazninë do të kishte entuziazmuar Maganin në fillim, por duke parë si erdhën gjërat, tekniku i Egnatias qan tani dy pikët e humbura me një penallti të vendosur nga VAR. Nuk mund të jetë i lumtur as Brdaric, që të paktën shmangu humbjen, por me barazimin e tretë radhazi humbi edhe mundësinë për të ngushtuar distancën me kreun.

Rrogozhinasit pasi kishin treguar forcën edhe me Partizanin e vunë në vështirësi skuadrën shkodrane, që e pa veten në disavantazh në minutën e 15, duke ia bërë në ngjitje takimin në Arena Egnatia. Goditja e fuqishme e Besar Isenit ishte e pandalshme për Zogovic, që u detyrua të nxirrte topin nga rrjeta. Rrogozhinasit nisën të besojnë se mund të bënin më shumë ndaj një kundërshtari në vështirësi të dukshme, që më shumë se me ide, sulmoi me dëshpërim, duke gjetur një penallti në fundin e pjesës së parë. Liridon Latifi u pengua në zonë nga portieri i Egnatias, Bruno Puja. Fillimisht arbitri kryesor Kreshnik Bajramaj vazhdoi lojën, por arbitri u thirr nga salla e VAR-it dhe akordoi 11-metërsh për shkodranët. Përsipër e mori po vetë Latifi duke barazuar rezultatin.

Në pjesën e dytë Egnatia me Imerin i shkoi pranë golit të dytë në minutën e 47, ndërsa Vllaznia pretendoi edhe një herë për penallti në të 67 në dy episodet e vetme për tu shënuar. Me këtë barazim skuadra e Egnatias renditet në vendin e 6 në kuotën e 10 pikëve, po aq sa dhe Vllaznia e cila klasifikohet në vendin e 5.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *