• |
ide | kryesore

U akuzua për ngacmim seksual ndaj dy 14-vjeçareve, Gjykata lë në burg drejtorin e shkollës 9-vjeçare

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Pogradecit vendos masën arrest me burg për 40 ditë për Adriatik Haxhillarin, i cili akuzohet nga dy nxënëset e shkollës 9-vjeçare në Stropckë për ngacmim seksual.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Burime bëjnë me dije se Haxhillari nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij madje i kundërshton ato duke thënë se janë të pavërteta.

Gjithashtu jashtë kamerave familjarët e 59 vjeçarit mohojnë këto akuza duke thënë se është i pafajshëm. Pretendimet e familjarëve janë akuza për shkak të postit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur para 3 ditëve në fshatin Stropckë të bashkisë Pogradec në shkollën 9 vjeçare ku Adriatik Haxhillari, përveçse drejtor jepte edhe mësim.

Sipas palës së akuzës 59 vjeçari prej 2 javësh ka ngacmuar me mesazhe 14 vjeçaret dhe në telefonin e tyre janë gjetur edhe thirrje në orët e vona të natës.

Ka qenë gjyshja e njërës prej vajzave të ngacmuara ajo që ka hedhur dritë mbi ngjarjen duke kërkuar dënim maksimal për drejtorin e shkollës. Ndërkohë që reagim ka pasur edhe Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar e cila ka pezulluar 59 vjeçarin nga detyra.



3 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PSR EDI RAMEN:GREG KRISTAQ RAMA BABAI I ZAHOS?! INCESTI NE FAMILJEN RAMA VAZHDON.. thotë:

    EDI RAMA E AKUZOJ BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN SE JA KAPI GRUAN DHE E SOLLI NE JETE KRISTAQ RAMEN

  2. do ta lirojn zagarin per mungese provash sic lirojn gjith zagaret e ketij lloji.a thu se u shuajten grat e shkolluara mire per te mbajtur keto pozicione pune.

  3. Ky ka qene patronazhisti kryesor i fshatit keshtu qe e liron partia shume shpejt, nderkohe eshte edhe miku i rilindasit gjigand Taulant Balla. Ku ka mendere ai prokuror te kundervihet Taos dhe rilindjes?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *