• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik me dy të vdekur te “21 dhjetori”/ Reagon zyrtarisht policia, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia ka reaguar zyrtarisht për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm te “21 dhjetori” ku humbën jetën dy persona ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë në spital.

Policia sqaron se shtetasi Emirjan Doko ka hyrë në kryqëzim me semafor të kuq duke shkaktuar kështu përplasjen e rëndë që solli edhe vdekjen e menjëhershme të dy shtetasve që udhëtonin me makinën tjetër. Viktimat e aksidentit janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo të cilët po qarkullonin me mjetin tip “Hunday”.

Emirjan Doko po drejtonte makinën e tij tip “Citroen” kur i doli përpara mjetit tip “Honda” me drejtues Luan Cenollari, babai i dy fëmijëve dhe pasagjer Ali Bejo, teksa polici natën punonte si taksist për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. 30-vjeçari Doko po lëvizte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa “Honda” nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Uniformat blu njoftojnë se Emirjan Doko ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Gjatë kontrollit të mjetit të Emirjan Doko, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu një armë e ftohtë (thikë).



1 Comment

  1. Ne rradhr te pare ngushellime per viktimat por kam
    nje pyetje. Po nqs shteti do te funksiononte dhe nuk
    do te lejonte Policin te punonte Taxi i jashteligjshem
    (pa license e me targa te bardha) do te kish ndodhur
    kjo tragjedi.???????? Po per jeten e pasagjerit te pafajshem
    dhe te femijeve te tij kush mban pergjegjesi.Ky eshte nje
    rast ne mijra e mijra raste rrugeve te shqiperise aq sa ne Tv
    e Portale me shume vend ze kronika e zeze se emisionet
    kulturore dhe edukative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *