• |
ide | kryesore

Basha akuzon Berishën për “puç” në PD: Kemi info se ka bashkëpunuar me Ramën

Arkiva



Lulzim Basha në një dalje të shkurtër nga selia përpara gazetarëve, deklaroi se ka informacione se Sali Berisha ka bashkwpunuar me Edi Ramën për të kryer një puç në PD.

Ai i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi dita e djeshme tregoi se ai nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Basha përsëriti deklaratat e tij se beteja e Berishës nuk ka për qëllim rikthimin e PD në pushtet, por vetëm interesa të tij personale.

“Berisha ka bërë një tallje të madhe me demokratët përgjatë këtyre muajve. Kemi informacione që Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për të kryer një puç në PD.

Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën, i cili është kundërshtari më i madh i shqiptarëve. Nuk i kishte firmat dhe kjo u tregua dje.

Lidershipi i PD-së do të bëjë gjithçka për të kthyer shpresën e shqiptarëe, duke përfshirë dhe aksione politike.

Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në.” – u shpreh Lulzim Basha shkurtimisht nga selia.



2 Comments

  1. Shi shi, paska informacione qe sala ka bashkpunu me rregjimin per puç ndaj Lulit

    Kto jane si ato infot e blinken qe i ka pa vetem luli dhe s’do i boje kurre publike
    Se ashtu eshte i pune

  2. Ka bashkpunuar me ramen,hahahaahhaahahahahahahahahahah
    Sa qeshark je o llakist !More fund,bashke me shoqaten e gejve dhe kurtizaneve qe solle ne krye te PD,legen !
    Mosmirenjohja ka emrin e saj te piste :Quhet Luli Bardhi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *