• |
ide | kryesore

FOTO&VIDEO/ Natën shofer taksie, ditën polic burgu, ky është babai i dy fëmijëve që humbi jetën në aksident

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Luan Cenollari, personi i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë në kryqëzimin e “21 dhjetorit”, ishte punonjës i Policisë së Burgjeve. Makina e tij u përplas nga një “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq.

Sipas Sindikatës së Shërbimeve Policore në Shqipëri, vështirësitë ekonomike e kishin detyruar babain e dy fëmijëve që natën të punonte si taksist për të siguruar jetesën. Ndërsa gjatë ditës punonte si punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Përveç Cenollarit, viktimë e aksidentit ka mbetur edhe një person tjetër, Ali Bejo, te cilin Cenollari po e transportonte.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 03:15 të mëngjesit, kur drejtuesi i mjetit “Citroen” ne gjendje te dehur hyri me semafro të kuq në kryqëzim, duke përplasur mjetin “Honda” të efektivit te burgjeve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *