• |
ide | kryesore

Sherr mes të rinjve në Shkodër,17-vjeçari godet me thikë shokun

Arkiva



Një 17-vjeçar është paraqitur këtë të enjte në spitalin e Shkodrës i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur jashtë ambjenteve të një shkolle, ku pas një zënke të momentit shtetasi me iniciale E.N. ka goditur me thikë shokun e tij.

Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *