• |
ide | kryesore

Basha: Vettingu në politikë rrëzon murin e korrupsionit, i hap rrugë Shqipërisë drejt BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha përsërit qëndrimin e tij për vettingun në politikë. Basha shkruan mëngjesin e sotëm në “Twitter” se Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Ai thekson më tej se rrëzimi i murit të korrupsionit do t’i hapë vendit rrugën drejt BE-së.

“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.



5 Comments

  1. Pyete pak per korrupsionin kunatin tend,Florenc Hoxhen o dordolec ?!
    Nese hapen letrat,do te peshtynin rruges e nuk do kishe me nevoje per llak,flas per korrupsion ?!
    Je nje mosmirenjohes dhe si i tille je rob koti !!!

  2. Beteja mbaron, beteja vazhdon, beteja mbaron, beteja vazhdon, beteja mbaron, beteja vazhdon, beteja mbaron, beteja vazhdon. Te njejtin refren kemi degjuar nga luli!!

  3. Ti je i pari qe rrezon veting o Lulzime Pengu. Ti e do thjesh si nje mekanizem bashke me Ramen te godisni kedo qe ju del kundra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *