• |
ide | kryesore

Në Samitin e klimës arrihet marrëveshja/ Kompromis për çështjen e qymyrit

-Instant, Lajme, Planet



Grupet negociatore nga rreth 200 vende të botës, pjesëmarrëse në samitin e OKB-së për klimën, miratuan një marrëveshje të re pas një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga India për të zbutur gjuhën lidhur me energjinë e prodhuar nga qymyri. Disa vende, përfshirë shtetet e vogla ishullore, thanë se ishin thellësisht të zhgënjyera nga kjo lëvizje për të ndryshuar formulimin: nga “heqje dorë” në “dhënie fund gradualisht”, të energjisë së prodhuar nga qymyri, burimi i vetëm më i madh i dioksidit të karbonit, përgjegjës për krijimin e efektit serrë. Disa vende u shprehën kritike ndaj këtij formulimi, por thanë se ishte diçka që duhej ta pranonin me synimin për t’i dhënë fund dy javëve bisedime të OKB-së për klimën në Glasgou të Skocisë.

Sipas negociatorëve më e rëndësishmja është që marrëveshja ruan, megjithëse me vështirësi, objektivat kryesore për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë Celsius (2.7 gradë Fahrenheit) në nivelet që ishte në periudhën para-industriale. Përpara bisedimeve në Glasgou të Skocisë, OKB kishte vendosur tre kritere për sukses të samitit dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit. Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfërit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike.//VOA



1 Comment

  1. SIKUR PERSONALISHT SI PERSON SIKUR LIRIT DHE TE DREJTAT TE ME ISHIN RESPEKTUAR,NE AT SAMIT,DO KISHIT,PREZENT ZGJILLJEN ,POLITIKE DHE EKONOMIKE,MOTORIN QE FUNKSIONON PA KARBURANT,VETEM DUKE E KTHYER NGARKESEN NE FUQI RROTULLUESE,MUA ME KOHE ,DO ME ISHTE LLENE MUNDESIJA QE PERMES TE DREJES SIME ,TA ZHVILLOJA MENDIMIN DHE ARRIJA FIZIKISHT,UN JAM LARGUAR TASHME NGA GJITH cKA E KESAJ BOTE,JAM VETEM SI FIGUR DHE PRES TAKIMIN ME ZOTIN TIM ,NUK KISHA NEVOJ AS TE BEJA GREVA,AS TE SHOJA AS OFENDOJA AS TE VRISJA AS POSHTROJA DIKEN THJESHT JUA KUJTOVA TE MIREN DHE ZHVILLOVA MENDIMIN VLERSOVA RALITETIN DHE JU LLASH HAKUN REcIPROcITET,DHE KESHTU PUSHTETI JUAJ MERR FUND,UN NUK BEHEN NDIHMES DHE PLOTESUES NE SHKATRRIM POR NE DOBI,UN SKAM cFAR HUMBI ME MBASI MU GRABITEN LIRIT TE DREJTAT ,TANI RRALLEN E KAN ATO QE MUA DHE NJERZIMIN SOLLEN NE KETE GJENDJE,NJERI ME TJETRIN DHE POPUJT E FUQISHEM KOMENTI VLEN QE TE KUPTOHEN GABIMET,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *